Britaniku Joseph Choong vendosi një rekord olimpik në pentathlon për meshkuj, duke fituar medaljen e artë në Olimpiadë.
Egjiptiani Ahmed Elgendy fitoi medaljen e argjendtë ndërsa e bronzit shkoi për atletin nga Koreja e Jugut, Woongtae Jun. Britania e Madhe është vendi i parë që fitoi pentathlonin individual si për meshkuj dhe për femra në të njëjtin edicion të edicion të Lojërave Olimpike.
Medalja e parë e artë historike e Japonisë në bejsboll në Lojërat Olimpike.
Në finalen e turneut, kombëtarja japoneze mundi Shtetet e Bashkuara me rezultatin 2-0. Medalje bronzi për Republikën Domenikane, e cila mundi Korenë e Jugut 10-6 në finalen për vendin e tretë.