Ka ndërruar jetë Alexei Demyanov, gjimnast që përfaqësoi Kroacinë në Olimpiadën e Atlanta 1996. Lajmi u konfirmua nga Shoqata Kroate e Gjimnastikës.
"Familja kroate e gjimnastëve humbi gjimnastin e saj të parë olimpik. Alexei Demjanov vdiq në moshën 48 - vjeçare.
Ky gjimnast ka lindur më 9 dhjetor të vitit 1973, në qytetin rus të Cherkessk, i njëjti qytet në të cilin ai vdiq.
Demjanov erdhi në Kroaci si konkurrenti kryesor në vitin 1993, falë Nenad Solar, i cili ishte përzgjedhësi i kombëtares kroate në atëkohë.
Qysh në vitin 1995, Demjanov fitoi Kampionatin e tij të parë Botëror”, njoftojnë media kroate.
“Ai u kthye në Rusi për pushim dhe pas operacionit të dorës, ndodhi e papritura, kishte mpiksje gjaku. Mjekët luftuan për ta shpëtuar, por ata nuk patën sukses", shkruan media kroate “Vecernj list”.