Ish kryeministri shqiptar, Sali Berisha, me fjalët më të bukura për ish mundësin e mirënjohur, Shaban Tërstena, kampion olimpik në vitin 1984 dhe nënkampion olimpik në vitin 1988.
Tërstena është shqiptari i parë që ka fituar medaljen e artë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Për të rinjtë që duan të arrijnë majat, Shaban Tërstenës është gjithnjë shembull frymëzues.

Shaban Tërstena
Ikona e suksesit olimpik, fitues i medaljes olimpike të artë dhe të argjendtë e dhjetra medaljeve të tjera olimpike thotë:
“Unë kam lindur për të ngritur kokën lart, për të mos u përkulur kurrë para askujt përveç Zotit, i cili më ka dhënë forcë dhe shëndet.”
Kjo ishte moto e suksesit dhe jetës së tij.””, ka shkruar Berisha në profilin e tij në facebook.