Një takim domethënës mes Federatës së Mundjes së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.
Presidenti i FMK-së, Naim Muja, bisedoi për shumëçka dhe me theks të veçantë për fuqizimin e bashkëpunimit mes këtyre dy federatave.
“Drejtuesit e Federatës së Mundjes të Kosovës, të udhëhequr nga presidenti Naim Muja, kanë pritur sot në Prishtinë përfaqësuesit e Federatës së Mundjes të Maqedonisë Veriore, zv. presidentin Imer Kadriu dhe anëtarin e bordit Ahmet Ademi.
Të dyja palët kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy federatave”, njofton FMK.