Lajme të mira nga dita e dytë e Kampionatit Evropian për kadet, junior dhe U21 që po mbahet nga data 19 deri 23 gusht 2021 në Tampere të Finlandës, ku kombëtarja e Kosovës në karate po merr pjesë me 17 garues.
Behije Mustafa e treta e Evropës, e bronztë. Ajo ketë e arrit në konkurrencën e junioreve mbi 59 kilogram, fitoj nga garuesja e Izraelit, Italisë, Zvicrës, për tu ndaluar nga finalistja garuesja e Turqisë, pastaj në finale për medalje te bronztë arriti te fitoj nga garuesja e Suedisë.
Prandaj me plotë merite Behije Mustafa fitoj medaljen e bronztë.
Një paraqitje te mirë kishin edhe Rinesa Osmani qe u rendit e 7-ta e Evropës, ajo mori pjesë ne kategorinë e junioreve deri ne 59 kilogram ne garën e rregullt humbi nga finalistja e kësaj kategorie garuesja nga Ukraina, pastaj ne garën për medaljen e bronztë (repasazh), fitoj nga garuesja e Polonisë dhe u ndal nga garues e Spanjës me vendim te gjyqtarë ve dhe pse në kohen e rregullt rezultati ishte baras.
Në vendin e 9 te u rendit Rigon baruti i cili mori pjese ne kategorinë e juniorëve deri ne 68 kilogram, kalo xhiron e parë pa kundërshtar në te dytën u ndal nga finaliste i kësaj kategorie garuesi i Rusisë me vendim te gjyqtarëve pas rezultatit ishte baras.
Kursen ë garën për medaljen e bronztë fitoj nga garues i Azerbejgjanit dhe u ndal nga garuesi i Turqisë fituesi i medaljes se bronztë.
Krahas garuesve edhe dy licenca evropian nga dy gjyqtarët tanë, Edon Xharra dhe Astrit Ndrecaj.