Serbia si gjithmonë shkakton probleme dhe kësaj radhe me primitivizmin e tyre penguan atletët e Kosovës që të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik.
Klubi atletik Malisheva reagon ashpër më këtë rast, nga akti i turpshëm si gjithmonë nga ana e Serbisë.
“Dështon pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik.
Për shkak të ndërhyrjeve politike dhe në mungesë të sigurisë fizike nga Federata Serbe e Atletikës dështoi pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik për grupmoshat U 18 që u mbajt në Kralevë të Serbisë ku atletët tanë Olti Bytyqi dhe Enis Bytyçi do të përfaqësonin Kosovën.
Federata e Serbisë i dha dy arsye:
1. Ndërhyrja politike nga qeveria e Serbisë për të pamundësuar pjesëmarrjen e përfaqësueses sonë.
2. Mungesa e sigurisë fizike për atletët nga Kosova.
Këto arsyetime bien ndesh me statutin dhe rregulloret në fuqi andaj kërkojmë nga Federata Ballkanike, Evropiane dhe Botërore e Atletikës që të merren masa disiplinore ndaj organizatorit konform rregulloreve në fuqi”, reagon KA Malisheva.