Karateistja Diellza Sejdiaj, ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian U-21, që u mbajt në Tampere të Finlandës.
Sejdijaj shënoi katër fitore, në kategorinë +68 kg.
Ndërsa në luftën për të bronztën përmes repesazhit, mundi zviceranen Shomshabok Benz.
Është kjo medalja e dytë e ekipit kosovar të karatesë në Evropian, pas të bronztës së fituar dje për juniore nga Behije Mustafa (-59 kg).