Karateisti Endrit Shaqiri tha se sot ka qenë një ditë e pafat për të.
Shaqiri me pak fat do të arrinte medalje në Kampionatin Evropian U-21.
“Sot ishte një ditë e pafat për mua, pasi që isha shumë afër medaljes Europiane.
Arrita të mposhtë dy garues mjaftë cilësor, njërin prej tyre nënkampion aktual të Evropës.
U ndala në gjysmëfinale me rezultat minimal 1:0 dhe e humba luftën e fundit për medalje të bronztë me rezultat minimal 3:2.
Rrjedhimisht përfundova në pozitën e pestë.
Ndjehem i zhgënjyer sepse isha i bindur për medalje të artë, vetëbesimi im për këtë garë ishte në qiell.
Premtoj medalje të artë në Europianin tjetër që mbahet në shkurt të vitit tjetër.
Do të kthehem edhe më i fortë”, ka shkruar Shaqiri në profilin e tij në facebook.