Është hera e parë në histori që Medaljet Olimpike dhe Paraolimpike janë bërë nga reciklimi i metaleve e çmuara si ari dhe argjendi, të cilat përdoren në pajisjet ekeltronike dhe të cilat asgjësohen çdo vit në nivel global.
Projekti filloi 2 vite më herët dhe përfshiu 90% të qyteteve dhe fshatrave japoneze të cilët krijuan vende për marrjen e donacioneve apo pajisjeve të vjetra elektronike.
Për njerëzit e Japonisë, projekti ofroi një mundësi unike për të qenë pjesë e Lojërave duke mbledhur materiale me të cilat u prodhuan rreth 5000 medalje bronzi, argjendi dhe ari.
Fushata e reciklimit prodhoi 32 kg ar, 3493 kg agjend dhe 2200 kg bronz, të gjitha këto nga 80 tonë pajisje, shkruan në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.