Kosova në Estoni

Sporti

Kosova në Estoni

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 19:33
Kosova në Estoni

Kombëtarja e Kosovës në taekwondo ka udhëtuar drejt Talinit të Estonisë, ku prej 23-27 gusht 2021, do të mbahet Kampionati Evropian për kadetë dhe U-21.

Kosovën do ta përfaqësojnë kadetët Mal Sahiti, kategoria -61 kilogramë dhe Jon Gashi, kategoria -65 kg, si dhe seniori për U-21, Arnis Agushi, kategoria -63 kg.

Jon Gashi kishte fituar medaljen e bronztë në Evropianin e vitit të kaluar, grupmosha e kadetëve.

Para nisjes për në Talin, ekipi i taekwondosë me trajnerin Arsim Agushi, kanë takuar presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, i cili iu ka uruar fat dhe suksese garuesve tanë, shkruan në faqen e KOK-ut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat