Lojërat Olimpike përfunduan me një qetësi të madhe nisur dhe nga fakti se ishin të mbizotëruara nga rregullat anti-covid dhe nuk u lejua prania e publikut të huaj, vetëm atij vendas.
Por si duket jo çdo gjë ka shkuar vaj për shtetin organizator Japoninë.
Fituesja e medaljes së arit në disiplinën e trampolinës në pishinë, Zhu Xejung është bërë virale pasi ka bërë një ankesë aspak normale drejtuar Olimpiadës.
Xejung pretendon se medalja e saj e arit ka filluar të shlyhet duke treguar cilësinë e dobët të medaljeve. 23-vjeçarja postoi një fotografi të medaljes në platformën ‘’Global Times’’ duke shkruar: ‘’A ka mundësi që medalja të shlyhet kështu? Më lejoni ta sqaroj këtë gjë…
Zbulova një shenjë në medaljen time, mendova se ishte papastërti dhe e fërkova me gisht, por vërejta se ishte nga cilësia e dobët dhe shenja u bë më e madhe’’, shkroi kinezja.