Besim Shulemaja është zgjedhur kryetar i ri i Federatën së Padelit të Kosovës.
Kjo federatë u themelua sot e cila zgjodhi organet drejtueset, me synime që të shtrijnë këtë sport në të gjitha vendet e Kosovës.
“Edhe një dëshirë e realizuar në vendlindjen time në Kosovë.

Sot edhe zyrtarisht kemi themeluar Federatën e Padelit të Kosovës duke ia shtuar Kosovës dhe një sport modern i cili ka marrë hov të zhvillimit në shumë shtete të botës.
I falënderoj gjithë Delegatët për votën e tyre dhe ju uroj suksese edhe kolegëve të zgjedhur në Bord (Ramadan Salihu, Suad Keçi Sabri Krasniqi) të Federatës si dhe Sekretarit të Federatës Jusuf Kika
Faleminderit edhe për Arrit Gashi për logon Fantastike.
Falenderim të madh dhe për Mediat e Kosovë”, ka shkruar Shulemaja në profilin e tij në facebook.