Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka takuar sot drejtuesit e Federatës së Padelit të Kosovës, me në krye kryetarin, Besim Shulemaja.
Federata e Padelit të Kosovës ka mbajtur javën e kaluar Kuvendin Themelues të saj, në të cilin janë zgjedhur edhe organet drejtuese.
Presidenti Krasniqi ka përgëzuar drejtuesit e kësaj federate për themelimin e FPK-së, duke konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e KOK-ut në përkrahjen dhe avancimin e këtij sporti në Kosovë.
Edhe kryetari Shulemaja, duke falënderuar presidentin Krasniqi për takimin, duke ka theksuar nevojën e kësaj federate për t’u bërë së pari anëtare e KOK-ut dhe më pas mbështetjen në masivizimin e këtij sporti.