Ish presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, është i pikëlluar për ikjen në amshim të ish presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge.
“Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Jacques Rogge, ish-Presidentit të KON 2001-2013!
Është një lajm i trishtë, ai i ndarjes nga jeta në moshën 79 vjeçare të Jacques Rogge, ish -Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në vitet 2001-2013.
Në ato vite të përpjekjeve të pandalura për njohjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, Jacques Rogge, inkurajonte BE të KOK dhe mua, të vazhdoheshin përpjekjet deri në ditën e njohjes nga KON
Njohja erdhi nën udhëheqjen e Thomas Bach në Vjeshtën e vitit 2014.
Puna dhe roli udhëheqës i Jacques Rogge kanë shtruar udhën që KON të ketë patur vazhdimësi reputacioni të shkëlqyer.
Padyshim, Lëvizja Olimpike Botërore ka humbur një njeri që ka lënë gjurmë të pashlyeshme.
U prehsh në paqe, Jacques Rogge”, ka shkruar teelgram ngushëllimi Besim Hasani, ish President i KOK (26.5.1996-25.3.2021.