Ndërron jetë ish-mundësja 46-vjeçare! Ja çfarë tha ajo gjatë një videoje live në Instagram më parë

Sporti

Ndërron jetë ish-mundësja 46-vjeçare! Ja çfarë tha ajo gjatë një videoje live në Instagram më parë

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 11:32
Daffney Unger

Ish-mundësja profesioniste, Daffney Unger, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, raporton “People”.

Nëna e Unger, Jean Tookey Spruill konfirmoi vdekjen e saj, duke shkruar në Facebook: “Me trishtim të madh më duhet t’ju njoftoj se vajza ime Shannon Spruill (emri i vërtetë i mundësit ishte Shannon Spruill)… Scream Queen Daff, vdiq papritmas mbrëmë. Jam zemërthyer“.

Të mërkurën, Unger i shqetësoi të gjithë ndjekësit e saj gjatë një videoje live në Instagram, pasi u shfaq me një armë të vogël në dorë. Në videon e saj, Unger zbuloi se kishte simptoma të encefalopatisë traumatike kronike (CTE), një çrregullim i trurit i shkaktuar nga tronditje të përsëritura.

Pas videos live, ish-mundësi Mick Foley përdori Tëitter për t’u kërkuar njerëzve ndihmë që të gjejnë Unger.

“Nëse dikush di një mënyrë për të kontaktuar me Daffney Unger, ose e di adresën e saj, ju lutem ndihmoni,“- tha Foley . “Ajo nuk ndihet mirë emocionalisht dhe mund të dëmtojë veten”. Fatkeqësisht, mundësja u gjet e pajetë më vonë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat