Sekretari i ri i KOK-ut priti në takim krerët e Federatës së Badmintonit

Sporti

Sekretari i ri i KOK-ut priti në takim krerët e Federatës së Badmintonit

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 17:14
Sekretari i ri i KOK-ut priti në takim krerët e Federatës së Badmintonit

Sekretari i ri i KOK-ut priti në takim krerët e Federatës së Badmintonit!

Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka pritur sot drejtuesit e Federatës së Badmintonit të Kosovës, kryetarin Lulëzim Haziri dhe sekretarin e përgjithshëm, Blerim Sylejmani.

Të dyja palët kanë bashkëbiseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit mes të dyja palëve, për çka sekretari i përgjithshëm, Aliti, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të fuqizuar bashkëpunimin.

Po ashtu, u diskutua për aplikimin në disa projekte ndërkombëtare, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin dhe avancimin e badmintonit në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat