Sportisti rumun Ivan Patzaichin vdiq sot në moshën 71 - vjeçare, njoftoi Komiteti Olimpik rumun.
Patzaichin fitoi katër medalje të arta në Lojërat Olimpike në kajak, në vitin 1968, 1972, 1980 dhe 1984, tre prej të cilave ishin në disiplinën 1000 metra.
Në të njëjtën disiplinë, ai fitoi dy medalje argjendi në Lojërat në Munih në 1972 dhe Moskë në 1980, ndërsa në Los Angeles katër vjet më vonë
ai fitoi të argjendin në garën 500 metra.
Ai fitoi tetë herë të artën në Kampionatet Botërore nga 1970 në 1983.
Vitet e fundit, Patzaichin është përfshirë në projekte të shumta sportive.