Historia e dhimbshme e tifozit 20 vjeçar që u vra duke festuar fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë në vitin 2004

Sporti

Historia e dhimbshme e tifozit 20 vjeçar që u vra duke festuar fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë në vitin 2004

Nga: M.L. Më: 5 shtator 2021 Në ora: 20:56
Gramoz Palushi

Ndeshja Shqipëri-Greqi e luajtur më 4 shtator të vitit 2004 kishte ngjallur ishte përcjellë me një entuziazëm të paparë. Edhe më të bukur këtë ndeshtje e bëri fitorja e Shqipërisë ndaj Greqisë 2 me 1.

Por në mes të këtij gëzimi kombëtarja shqiptare dhe mbarë shqiptaria pati edhe një mërzi të madhe për shkak të therjes së tifozit Gramoz Palushi, nga një turmë grekësh. Faqja “Shqipëria ime” ka publikuar fotografinë e Gramozit i cili për shkak të neglizhencës së mjekëve grekë nuk arriti t`i mbijetonte plagëve.

“Ky është Gramoz Palushi. I lindur në Kukës, kishte emigruar në Greqi për një jet më të mirë. Më 4 shtator 2004 Shqipëria do të luante në “Qemal Stafa” me Greqinë. Fituam 2 me 1, duke mundur të saposhpallurën Kampione Europe. Gëzuan shqiptarët ngado ku ishin dhe padyshim diaspora është më e ndjeshme. Në ishullin Zakinthos në Greqi po festonte edhe Gramozi. Një turmë grekësh e sulmuan pas shpine duke i ngulur thikën. Kur shkoi në spital, personeli mjekësor nuk e trajtoi siç duhej dhe e la për një kohë të gjatë pa e prekur me dorë me justifikimin se nuk ishte i siguruar”, thuhet në përshkrimin e fotos.

Autori i vrasjes në fillim u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa më pas apeli ia uli me 22 vite burg.

“Gramozi vdiq sepse po festonte fitoren e Shqipërisë kundër Greqisë. Ishte vetëm 20 vjeç”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat