Eklent Kaçi, 22-vjeçari nga Laçi është kampioni i ri i botës në bilardo.
Shqiptari fitoi në kampionatin e bilardos me 10 bila të zhvilluar në Las Vegas të ShBA, ku morën pjesë 64 lojtarë nga e gjithë bota.
Në finale, 22 vjeçari shqiptar mposhti japonezin Naoyuki me rezultatin 10:6, duke ngritur lart flamurin shqiptar.
Nga triumfi në kampionatin botëror Kaçi fitoi edhe një shpërblim prej 100 mijë dollarësh.
Kujtojmë që në vitin 2018 Eklent Kaçi u shpall kampion i botës në bilardo me 9 bila në turneun e zhvilluar në Doha të Katarit.