Kampionja e Kosovës për vitin 2020 në Drag, Pranvera Xhaferi, nuk iu lejua kalimi i kufirit me Bullgari për shkak se Kosova është në zonën e kuqe dhe mbetet pa marrë pjesë në garën e automobilizmit, që po mbahet në Sliven.
Pranverës pasi nuk iu lejua kalimi i kufirit, shfrytëzon vikendin me burrë në bregdetin shqiptar dhe i merr gjërat me sportivitet.
“Për shkak të situatës me Pandeminë Kosova gjendet në zonën e kuqe, ndaj nuk kisha mundësi as unë të udhëtojë dhe as te jem e pranishme në Sliven Drag Race që po mbahet tani, përkundër dëshirës së madhe për të marr pjesë në ato gara dhe ftesës që pata.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen, mikpritjen, e në veçanti fansat e këtij sporti, që kishin shumë dëshirë ta din si do ia dal kësaj radhe...
Krejt këtë situatë mu dashtë me pranu me sportivitet, shëndeti mbi të gjitha, qofshim shëndosh e të fortë garat shkojnë e vijnë.
Federata bullgare kanë ndje keqardhje që nuk kishin mundësi të bëjnë më shumë.
Ndaj vendosa ta shfrytëzoj vikendin me burrë, mi përmbush bateritë për garat e ardhshme.
Ju përshëndesim nga plazhet e nënës Shqipëri, ku po e përcjellim live Dragin ne Sliven”, ka shkruar Pranvera në profilin e saj në facebook.