Ka ndërruar jetë Sadri Hasimi, punëtor shumëvjeçar i palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ky lajm ka shokuar të gjithë në Ferizaj dhe me rrethinë.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Pallatit të Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, Sadri Hasimi.
Me këtë rast, përmes telegramit, Kryetari i Komunës, Agim Aliu i shpreh ngushëllime familjes Hasimi, miqve e të njohurve të të ndjerit.
"Me dhembje mora lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit shumëvjeçar të Komunës në Palestrën e Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, Sadri Hasimi.
Ai ishte gjithnjë fjalëpak, punëtor e i përkushtuar. Ngushëllime të sinqerta familjes Hasimi, miqve e të njohurve të të ndjerit" mbyllet telegrami i ngushëllimit”, njofton në faqen e KK të Ferizajt.