Sportistja e njohur vendos kurorë, i thotë po biznesmenit!
Tenistjsa rumune Simona Halep, ish-numri 1 në botë për femra, i ka thënë “PO” biznemenit maqedonas Toni Iuruc, me të cilin ka lidhur dje kurorë.
Ceremonia e martesës është kryer në Konstanca të Rumanisë, ku të pranishëm kanë qenë rreth 300 të ftuar, përfshi edhe presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis.
Një ceremoni ku çifti ka vendosur kurorë dhe më pas është zhvilluar një dasmë tradicionale ballkanase.