Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për mbështeje financiare për projektet në fushën e sportit.
“Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen publike për ofrimin e mbështetjes financiare për projektet e klubeve sportive, shoqatave dhe OJQ-ve, për organizimin e aktiviteteve sportive në Komunën e Prishtinës.
Vlera totale e planifikuar për mbështetje për këtë vit është 300,000 Euro. Shuma maksimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për një projekt është 6,000 Euro.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 30.09.2021, në ora 23:59”, njofton KK Prishtina.