Ekipi i njohur turk, Efes Pilsen, sonte ka mbetur i shtangur në palestrën e sportit në Beograd, nga turpi i serbëve në duel me Partizanin.
Në ndeshjen miqësore të basketbollit, që u organizua për lamtumirën e Novica Veliçkoviq, shpërtheu përleshja në tribuna mes serbëve (tifozëve famëkeq “Grobari”).
Siç raportojnë disa media serbe, siç është edhe "Nova", në një moment, tifozët u grindën në tribuna, pastaj pati edhe sharje ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. ”Vuçiq, p...u dëgjua nga tribuna.
Vuçiq është bërë i gërditshëm edhe për vet serbët.