Karateisti i Kosovës, Ensar Zejnullahu, shënoi sukses të madh sot në petkun e Kombëtares së Kosovës në garën që po mbahet në Stamboll.
“Medalja e parë nga Kombëtarja e Kosovës në Karate qe po merr pjese në Stamboll te Turqisë, në Kupën Botërore dhe Ligen e rinjve te botes qe do te mbahet nga 17 shtator deri 19 qershor 2021.
Ensar Zejnullahu fitoj medaljen e argjendtë në Kupën e Botës, konkurrencën kadetëve te rinj U14 mbi 55 kilogram.
Xhiron e parë kaloi pa kundërshtar, te dytën ndaj garuesit nga Turqia për te vazhduar me fitoren ndaj dy garuesve nga Ukraina radhazi , kurse edhe në finale për kundërshtar kishte garuesi nga Ukraina, por humbi me rezultatin minimal 1:0”, njofton Komisioni për Informim i FKK-së.