Kryetari i Federatës së Karatesë së Maqedonisë së Veriut (FKMV), Dragan Stojanovski dhe nënkryetari Besnik Murati, kanë vizituar të premten Komitetin Olimpik të Kosovës, ku janë mirëpritur nga presidenti Ismet Krasniqi.
Drejtuesit e FKMV-së uruan presidentin Krasniqi për marrjen e udhëheqjes së KOK-ut, derisa bashkëbiseduan për tema të ndryshme. I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Gazmend Havolli.
Presidenti Krasniqi dhe kryetari Stojanovski kanë marrëdhënie të mira prej vitesh, pasi edhe i pari i KOK-ut i vjen nga komuniteti i karatesë, ku është kryetar i Federatës.
Aty biseduan për shumë gjëra, sidomos që të thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen edhe me karatenë e Kosovës.