Gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian të volejbollit midis Polonisë dhe Sllovenisë (meshkujt), pati një uverturë të pakëndshme për ekipin udhëtues, sepse polakët mikpritës, në vend të himnit të tyre, lëshuan himnin e Serbisë, ky ishte skandal i madh nga ana e mikpritësit në Katowice!
Disa lojtarë qeshën, disa ishin të nervozuar dhe situata e tensionuar vazhdoi në tribuna me fishkëllimat e tifozëve slloven të zemëruar me këtë skandal.
Disa lojtarë sllovenë u rebeluan menjëherë.
Dejan Vinçiç doli para ekipit, ngriti duart në shenjë proteste, ndërsa shokët e tij reaguan shumë më me qetësi për shkak të këtij gabimi të polakëve.
Së shpejti himni serb u ndërpre dhe u zëvendësua me atë slloven.