Sot në shumë media të Serbisë është shpërndarë video duke kënduar faqeziu Vlade Divac, ish basketbollist dhe gruaja e provokatorit Novak Gjokoviq, Jelena, e cila për disa ditë ishte në Kosovë, sipas saj për ndihma humanitare, duke vizituar Graçanicën, Manastirin e Deçanit, Gorazhdecin e Hoçën e Madhe.
Jelena erdh e shkoi me frymë nacionaliste nga Kosova, më së miri shihet edhe përmes një video duke kënduar me Divacin e shumë të tjerë.
Këta faqezi, Divac e Jelena, provokojnë rëndë duke kënduar: “Ku te nisem te shkoj te ti kthehem prapë, kush të te merr nga shpirti im Kosovë”.
A ishte edhe Vlade Divac në Kosovë? A u fut në heshtje me fondacionin famëkeq ‘Novak Gjokoviq’? A u kontrolluan këta individë që u futen brenda Kosovës, shumëçka është mjegull! E para, Divac njihet nga provokatorët më të mëdhenj dhe kundër shqiptarëve.
Jelena e Gjokës dhe Vlade Divac, këta faqezi provokojnë rëndë Kosovën duke kënduar në autobus!
Ky autobus se si këndohet, të kujton kohërat e fundviteve të 90-ta (1989), kohën e Gazimestanit dhe okupimin e Kosovës, pastaj fillimi i luftërave në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, pastaj në Kosovë.
Video është dëshmia më e mirë, kush janë këta faqezi, pse vijnë në Kosovë dhe me urdhër të kujt dihet botërisht, Aleksandër Vuçiqit, ish zëdhënësit të kryekasapit Millosheviq.