Është interesant se si ish basketbollisti famëkeq, Vlade Divac, u fut në Kosovë dhe nuk u pengua nga askush!
Aq më interesant është fakti se as mediat serbe nuk e bënë të madhe këtë punë, derisa ai erdhi e u kthye nga Kosova.
Përderisa u fol për Jelenën, gruan e tenistit famëkeq Novak Gjokoviq, kinse për ndihma humanitare në Graçanicë, pastaj vizitoi Manastirin e Deçanit, Hoçën e Madhe, Gorazhdecin, edhe Divaci ishte pjesë e këtij ekipit famëkeq.
Divaci së bashku me Jelenën këndonte këngë nacionaliste në autobus duke provokuar Kosovën.
“Gruaja e tenistes së parë në botë Jelena Gjokoviq, së bashku me Anën dhe Vlade Divacin, vizituan Manastirin e Deçanit në Kosovë”, shkruan media serbe “Informer”.