Drejtori drejtorisë për sport në Komunën e Prishtinës, Fitim Rexha, priti trajnerin e karatesë Fatmir Sopin dhe karateistin Ensar Zejnullahu.
“Sot pata kënaqësinë të pres Ensar Zejnullahun së bashku me trajnerin Fatmir Sopi dhe me prindin e tij Sevdaliun.
Ensar Zejnullahu, anëtarë i Klubit te Karatesë Ardhmëria nga Prishtina, në kategorinë U14 +55kg, është shpallur nënkampion i Kupës Botërore përkatësisht Ligës se te Rinjve, të mbajtur prej 17-19 Shtator 2021, në Stamboll te Turqisë.
Po ashtu edhe trajneri i klubit ne fjale Fatmir Sopi, rilicencohet për trajner i Akredituar ne Federatën Botërore të Karatesë WKF.
Në emër të Komunës së Prishtinës dhe Drejtorisë së Sportit ju urojmë për sukseset e arritura ndërsa ne si Drejtori obligohemi ti përkrahim drejt sukseseve të mëtutjeshme”, njofton drejtoria e sportit të Prishtinës.