Thonë se kur ka qenë i ri, edhe për nga bukuria ka shkëlqyer se lere më si volejbollist!
Fejzullah Ademi, gjithmonë i gatshëm për sfidat e mëdha.
Kurrë nuk ka hezituar të fus kokën në “gërshërë” siç thotë populli, për të mirën e volejbollit dhe sportit.
Me një trup tipik sportiv, i pashëm dhe i papërtueshëm në fushën e lojës.
Në vitet e 70-ta dhe të 80-ta ka qenë ndër volejbollistët më të shquar, duke luajtur me sukses KXE Kosova nga Kastrioti, po ashtu edhe pjesë e Universitetit të Prishtinës, gjyqtar federativ, që besa i angazhuar edhe në klubin e basketbollit Universitetit (femrat) në vitet e 80-ta.
I gjithanshmi në kohërat më të mira e më të këqija. Në kohën e gjeneratës së sakrificës (1991-1999), kontribues i madh në volejboll, president i Federatës së Volejbollit të Kosovës, pozitë që mbajti edhe disa vite pas luftës.
Sot ka të 80-ta, por është shumë i fortë, që nuk dijnë ta shfrytëzojnë këtë minierë volejbolli.