Triatleti Albion Ymeri fitoi medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare "Oqean Lava", të mbajtur sot në Malin e Zi, disiplina gjysmë "ironman": 1.9 km not, 90 km çiklizëm dhe 21 km vrapim.
Pjesëmarrës në garë ishin 107 garues nga shtete të ndryshme të botës.
Betim Ibraimi doli i shtati nga 33 garues, me kohë 2:50:19 në disiplinën "Triathlon Olympic" me distancë: 1.5 km not, 40 km çiklizëm dhe 10 km vrapim, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Një sukses i mirë për këtë sport dhe për Kosovën.