Sportet kolektive dhe pjesëmarrja në Kupat evropiane! Futbolli ka shënuar edhe një fitore të madhe sepse nga edicioni i ardhshëm do të garojnë me 5 ekipe në Kupat evropiane, katër meshkuj e një femra.
Kjo është një panoramë e mirë.
Prishtina (Champions League, pastaj në Conference League), Llapi, Drita sivjet morën pjesën në kualifikueseve e Conference League, ndërsa Mitrovica te femrat në kualifikueset e Champions League.
Hendbolli me numër rekord të skuadrave në Kupën e Evropës, 4 të meshkujt e 4 të femrat.
Të meshkujt : Besa Famgas, Prishtina, Trepça dhe Vëllaznimi. Te femrat: Vushtrria. Istogu, Prishtina dhe Ferizaj.
Basketbolli pa asnjë ekip në Kupat e Evropës. Golden Eagle Ylli, kampion dhe Sigal Prishtina, fitues i Kupës, nuk morën pjesë, as te femrat nuk kanë përfaqësues në Evropë.
Edhe në vitin e kaluar basketbolli nuk mori pjesë në garat zyrtare evropiane, është viti i dytë rresht.
Volejbolli merr pjesë me një klub, me kampionin Peja të meshkujt. Peja garon në Challege Cup.
2021-2022
Futbolli me 4 klube në Kupa Evropiane (3 meshkuj e 1 femra)
Hendboll me 8 klube në Kupat Evropiane (4 meshkuj e 4 femra)
Volejbolli me 1 klub në Kupat Evropiane (1 meshkuj)
Basketbolli pa asnjë klub në Kupat Evropiane.