14 administratorë sporti kanë diplomuar të martën, pas përfundimit të suksesshëm të Kursit për Menaxhimin e Avancuar Sportiv (ASMC).
Të diplomuarit vijnë kryesisht nga federatat sportive, të cilët kishin ndjekur kurset 1 ose 2, të mbajtura në vitet 2018 – 2019 (ASMC 1) dhe 2019 – 2020 (ASMC 2).
Diplomat u janë dorëzuar dhe nënshkruar nga Besim Hasani, drejtori programi për kurse të avancuara, njëherit ish-president i Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa i pranishëm në ndarjen e diplomave ishte edhe nënpresidenti i KOK-ut, Gazmend Maxhuni.
Nënpresidenti Maxhuni, në emër të presidentit të KOK-ut, Ismet Krasniqi, ka uruar dhe falënderuar vijuesit e kursit, duke shpresuar se njohuritë e marra do t’iu shërbejnë në avancimin e federatave të tyre.
Të diplomuarit në ASMC 1
1. Besire Domaniku
2. Fjolla Ibishi
3. Nehat Çitaku
4. Shasivar Haxhijaj
Të diplomuarit në ASMC 2:
1. Amir Tahiraga
2. Astrit Haliti
3. Djellza Boshnjaku
4. Elvira Dushku
5. Fadil Luta
6. Luljeta Reçica
7. Mergime Mula
8. Muhamet Arifi
9. Nita Gjikolli
10. Valon Nikqi