Dje u shënua 24 vjetori i protestës studentore kundër regjimit kriminal serb.
Me 1 tetor të vitit 1997, rektori Ejup Statovci, tani i ndjerë, me mijëra stundetë shqiptarë, protestuan në Prishtinë kundër pushtuesit serb.
Në fotografi shihen edhe tre veta, është Fatmir Makolli, i cili e siguronte rektorin Statovci, gazetari Eugen Saraçini dhe në prapavijë Rrustem Mustafa - “Remi”.

Me 1 tetor të vitit 1997. Eugen Saraçini në të majtë, Fatmir Makolli në mes dhe prapavijë Rrustem Mustafa - Remi
Makolli në ato vite ka qenë kick-boksier, emër i njohur i sportit, halë në sy për regjimin serb.
Ai tregon një detaj interesant.
“Me thoshin ti je të Rugova, çka ke kërkon këtu”, tregon Fatmir Makolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.