Erzen Zyberaj fitoi në vrapimin 20 kilometra në garën “Prishtina Trails 2021”.
Zyberaj është i lumtur për vendin e parë, sukses që ia dedikon mikut të tij, ish basketbollistit Fikret Shatri.
“Sot u mbajt gara e vrapimit malor “Prishtina Trails 2021” në distancat 100 kilometra, 50 kilometra, si dhe 20 kilometra ku në këtë të fundit unë arrita të zë vendin e parë.
Urime fituesve në tre disiplinat dhe te gjithë pjesëmarrësve në garë. këtë fitore ja dedikoj mikut tim Fikret Shatri”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në facebook.