Kampioni olimpik, Shaban Tërstena, për herë të pesëtë radhazi, ndau 5 çmime olimpike për personalitet dhe institucionet, të cilët i kanë dhënë përkrahje në karrierën e tij.
Në edicionin e 5-të, legjenda e sportit në Maqedoni, Shaban Trstena, dëshiroi që të faleminderojë përkrahësit e tij, sepse sipas tij suksesi madhështor nuk arrithet vet, por vazhdimisht duhet ndihmë nga të gjithë.
Fitues të sivjetshëm të oskarit olimpik, ishin autorët e librit për jetën e Shaban Trstenës, Reshat Ibraimi dhe Sefer Tahiri, si dhe gazetari Atanas Kirovski, pastaj drejtori i spitalit “8 Shtatori”, Kristian Kostov dhe Tomi Salkovski, producent i filmit “Kobra”, dedikuar një pjese të jetës së kampionit olimpik, Shaban Tërstena.
“Është hera e pestë me radhë që jipet ky çmim i oskarit olimpik për njerëzit e veçantë , njerëzit që kanë qenë me mua plot 20 vite.
Që ky gjithë ky sukses të jetë madhështor janë ata njerëz dhe jeni ju pjesa e mediumeve që keni informue këtë popull për fitoret tona, humbjen dhe gëzimet.
Dhe ju jeni pjesë e këtij suksesi tim. Është një respekt pa fund, sepse suksesi nuk arritet vet,” tha mes tjerash Tërstena.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/14/auto_01634219572.jpg)
Ish kampioni olimpik, premtoi se ky manifestim do të vazhdojë edhe për disa vite, ku do të shpalos edhe emra të tjerë, që kanë ndikuar në arkëtimin e medaljes së artë dhe argjendit në Lojërat Olimpike.