Karateisti i Kosovës, Elhami Shabani, ka arritur sukses të madh në Kampionatin Ballkanik, që po zhvillohet në Poreç të Kroacisë.
Ai fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë - 75 kg..
Shabani në finale nuk arriti të mposht turkun Enes Bulut.
Reprezentuesi i Kosovës, deklaroi se një pakujdesi e vogël i kushtoi në finale.
“Gara ishte shumë e fort se ishte kampionat ballkanik, të gjitha shtetet kanë ardh me më të mirët e tyre.
Pas 4 luftërave të fituara arrita në finale.
Dhe në finale nga një pakujdesi e vogël e humba finalen në 3 sekondat e fundit.
Kjo garë gjithashtu ka qenë një test shumë i mirë për mu para Kampionatit Botëror i cili mbahet muajin tjetër në Dubai”, thotë Shabani për gazetën kombëtare “Bota sot”.