Kanë kaluar 3 vite e gjysmë kur Kombëtarja e Kosovës U-20 (femrat) zhvilloi stërvitje për herë të parë me fanella dhe simbole shtetërore të Kosovës në Kovillovo të Beogradit!
Hendbollistet tona pasi që e mbajtën stërvitjen me 22 mars të vitit 2018 në periferi të Beogradit, vjen urdhri nga Qeveria e Serbisë, që mos t'i lejojnë vashat të luajnë në turneu kualifikues të Kampionatit Botëror U-20 në Beograd. Kjo edhe ndodhi!
Kosovës i ndalohet garimi por EHF-i anulon garën në Beograd dhe suspendon Serbinë.
Izet Gjinovci
Shqiptari që i priu Kombëtares së Kosovës U-20 deri në Beograd, është Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Raportohet se rreth 2000 forca të policisë serbe ishin në gjendje gatishmërie, duke siguruar rrugën nga Merdara deri në Beograd.
Selektori i asaj kohe për U-20, Faruk Shala, edhe sot e ka të freskët kur stërviten në Kovillovo me fanella të Kombëtares së Kosovës, ndërsa objekti ishte i rrethuar nga xhandarmëria serbe dhe në anën tjetër kundër tyre protestonin “Delija e Cërvena Zvezdës së Beogradit!
"Në Beograd ishim të rrethuar nga njerëz të armatosur", kështu kishte thënë Shala për gazetën kombëtare "Bota sot".
Sot, Kombëtarja e Kosovës nuk u lejua të futet në Serbi, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që mbahet nga 26 tetori e deri me 6 nëntor.