Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë: Karateistët pa viza Schengen s’u lejuan të hyjnë në Greqi, ata me viza po

Sporti

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë: Karateistët pa viza Schengen s’u lejuan të hyjnë në Greqi, ata me viza po

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 19:21
Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë: Karateistët pa viza Schengen s’u lejuan të hyjnë në Greqi, ata me viza po

Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë ka sqaruar se vetëm karateistët e Kosovës që nuk kanë pasë viza Schengen nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi për të marrë pjesë në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, derisa ata që kanë pasë nuk janë ndaluar.

“Duke iu referuar disa raportimeve në media, Zyra Ndërlidhëse e Greqisë në Prishtinë deklaron se dje një ekip i karateistëve kosovarë ka hyrë në Greqi përmes kufirit rrugor me Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të marrin një fluturim drejt Qipros për të marrë pjesë në Kampionatin e 28-të Mesdhetar të Karatesë që mbahet në Limassol. Megjithatë, disa sportistëve prej të njëjtit grup i është ndaluar hyrja në Greqi pasi ata nuk kishin (dhe nuk kishin aplikuar) për vizën greke/Schengen”, thuhet në njoftimin e kësaj zyre për media.

Kjo zyrë thotë se “të gjithë karateistët që kanë pasë, ose s’kanë pasë nevojë, për viza Schengen kanë hyrë në Greqi pa problem”.

“Ne besojmë fuqishëm se ngjarjet sportive ndërkombëtare, në një frymë pozitive sportive, janë një mundësi e mirë që të bashkojnë njerëzit në rajonin tonë dhe përreth botës. Shumë sportistë kosovarë nga sporte të ndryshme janë mirëpritur në Greqi në shumë ngjarje sportive”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat