Ka ardhur koha që të bllokohen të gjitha veprimtaritë ilegale sportive të Serbisë në shtetin e Kosovës.
Në shtetin e Kosovës veprojnë Federata apo lidhje sportive të serbëve që financohen direkt nga Aleksandër Vuçiqi dhe nuk njohin institucionet e Republikës së Kosovës.
Lidhje sportive ekzistojnë edhe në Gjilan, Prishtinë, Shtërpcë, Kamenicë.

Lidhja komunale ilegale me emrail e numra telefoni
Veprimtarinë e zhvillojnë kundërligjshëm 11 federata apo lidhje, pastaj lidhje komunale janë 8, të gjitha kanë adresë, me email e numra telefoni.
Këto janë federata apo lidhjet ilegale në territorin e Kosovës: Lidhja e Futbollit Kosovë e Metohi, Lidhja e Hendbollit, Lidhja e Volejbollit, Lidhja e Karatesë, Lidhja e Atletikës, Lidhja e Basketbollit, Lidhja e Pingpongut, Lidhja e Aeronautikës, Lidhja e Skijimit, Lidhja e Shkollave Sportive, Lidhja e Shahut, Lidhja Kosovka Mitrovica, Lidhja e Gjilanit, Lidhja e Zveçanit, Lidhja e Zubin Potokut, Lidhja e Gjilanit, Kamenicës, Lidhja e Shtërpcës dhe Lidhja e Prishtinës.

Federatat ilegale me numra e emaila
Po ashtu e kanë edhe një farë ministri të zgjedhur, Goran Kovaç. Ai është kryetar i Lidhjes së Sporteve të Kosovë e Metohi, ashtu si i thonë ilegalët dhe bandat serbe.

Federatat ilegale me email e numrat e telefonit
Kovaç ka qenë hendbollist i Trepçës fantome. Ivan Dimitrijeviq, Sekretar i Përgjithshëm i SSKiM. Këta janë ilegalët, këta veprojnë kundër shtetit të Kosovës!
Kovaç e të gjithë drejtuesit e këtyre lidhjeve, veprojnë me urdhrat e Beogradit.