Të hënën që e lamë pas (me 25 tetor), pothuajse të gjitha mediat në Serbi, kush më shumë e kush me pak, të habitur e të nervozuar, shkruan me ironi për basketbollistin Mikael Tmushiç, pse po luan për Kombëtaren e Kosovës.
Beogradi ndërsen mediat ndaj Tmushiçit.
Media serbe u mundua të sulmojnë Tmushiçin pse po e vesh fanellën e Kosovës, por këtij të fundit as që i ka lënë përshtypje që të merret me politikën ditore të kuzhinës së Beogradit në krye me Aleksandër Vuçiqin.
Bile “Novosti”, një gazetë e njohur kryekëput me frymë urrejtje, kishte shkruar mes të tjera: "Tmushiç është me origjinë nga Peja, ka vite që luan në ligën e territorit të provincës jugore të Serbisë dhe së fundmi ka pasuar një ftesë nga kombëtarja, të cilën e ka pranuar.
Mirëpo, i riu 28-vjeçar, sipas fotografive që ka postuar në rrjetet sociale, me krenari ruan traditën serbe dhe nuk ka hequr dorë nga kultura, gjuha dhe feja e tij. Pavarësisht kësaj, ai fitoi respekt të madh nga shqiptarët, nga të cilët çdo ditë merr mesazhe mbështetjeje.
Në faqet e FIBA Evropës dhe FIBA-s, Tmushiç figuron si shtetas i Kosovës (përndryshe nuk do të duhej as të luante për ta), por derisa ishte anëtar i ligës ABA 2 në Podgoricë, ai ishte i regjistruar si serb.
Ai është luan për përzgjedhjen e të ashtuquajturës Kosovë, u paraqit në ndeshjet kualifikuese kundër Luksemburgut, Islandës dhe Sllovakisë”, shkruan me shqetësim ky farë mediumi që gjithmonë ka qenë pjellë e propagandës serbe.
Ditëve të fundit, agjentët serb janë çuar në këmbë, duke shikuar çdo gjë në imtësi dhe duke sulmuar në mënyrë të paskrupullt.