Dikur modele në Mal të Zi, por edhe shquhej me aktivitete tjera, që besa shpesh vishej me veshje kombëtare.
Kur ishte e vogël njihej me recitime të bukura të vargjeve kombëtare, pastaj u bë modele mjaft e suksesshme në Malësi e pjesëmarrëse edhe në Shqipëri, pastaj edhe sportiste përkatësisht hendbolliste.
Gjithmonë e përkushtuar në sport.

Suzi me veshje kombëtare
Së paku katër vite kishte pauzuar, duke u rikthyer në hendboll, jo në Mal të Zi por erdhi në Republikën e Kosovës përkatësisht në KHF Istogu.

Ardhja e saj në Istog në fund të vitit 2017, solli bereqetin që i mungonte këtij klubi, në vitin 2018 e fituan Kupën e Kosovës, duke iu falënderuar pesë golave të saj, e cila ishte më efikasja në finale kundër Kastriotit (20:19).
Një viti më vonë (2019) Istogu shpallet kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës.

Për katër vite sa qëndrojë në Istog u bë shtetase e Kosovës dhe anëtare e Kombëtares së Kosovës.
Suzana me Istogun fitoi një titull e tre Kupa të Kosovës.

Suzi në Francë
Vera e vitit 2021 ishte fundi e saj në Istog, vazhdon karrierën në Ligën e Tretë të Francës, në klubin Yutz.
Ajo është adaptuar shumë mirë.
Një jetë interesante e Suzit, nga recituesja e vargjeve kombëtare, në veshje Kombëtare, në modele e tani në sportiste të suksesshme.

Suzi ndihet krenare që është malësore e me zemër të madhe dhe e do shumë Republikën e Kosovës. Sot është me trup në Francë por me mendje në Kosovë!