Triatleti i Kosovës, Albion Ymeri, ka zënë vendin e tretë në ''IronMan''!
Ymeri zuri vendin e tretë në garën ndërkombëtare "IronMan", grupmosha 25-29, që u mbajt në Antalia të Turqisë, ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Koha e tij ishte 3:58.44 orë. Në renditjen e përgjithshme të rezultateve preliminare, doli i teti.
Në garë morën pjesë 2120 garues nga 83 shtete.