Mundja vazhdon me rezultate të mira.
Mundësit Egzon Xhoni (-65 kg) dhe Auron Syla (-86 kg) fituan medaljet e bronzta në Kampionatin Mesdhetar të Mundjes, që u mbajt në Xanthi të Greqisë, grupmosha junior.
Ndërsa, në Kampionatin Ballkanik, të mbajtur në po të njëjtën vend, Jon Ramadani dhe Adriatik Berisha, fituan të bronztat për U-15.
Janë rezultate shumë të mira për mundjen e Kosovës.