Me fitore ndaj kampionëve të Anglisë, Turqisë, Gjermanisë e Rumanisë dhe me humbje nga kampioni ukrainas dhe barazim me kampionin aktual Azerin, Fc Liqeni nga Drenasi e ka mbyllur këtë vit garash në arenën ndërkombëtare në formë të mirë.
Kjo skuadër ishte debutuese në këtë edicion të Ligës së Kampionëve 2021/22.
Si kampion i Kosovës dhe fitues i kupës nga sezoni i kaluar ku po ashtu ishin debutues të Superligës, prezantimi i Kosovës në kuadër të klubeve të futsallit këtë vit në UEFA Champions League ishte shumë dinjitoz, duke mos harruar këtu faktin se ky klub është themeluar vetëm para dy viteve.
Klubi tani do të kthehet në Kosovë për të vazhduar garat e rregullta kampionale të sezonit të sivjetëm ku synon që ta mbrojë titullin e kampionit.