Gruaja e hekurt e automobilizmit! Fundjavën që e lamë pas, sërish i bëri telashe meshkujt, jo në Kosovë por kësaj radhe në Bullgari.
Është Pranvera Xhaferi, kampione e Kosovës, e cila nuk e ka telashe në asnjë formë që të shtyhet me meshkujt e t’i gjunjëzon.
Ajo ndihet krenare që ishte e vetmja grua në garë në luftë me meshkujt dhe doli triumfuese.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/02/auto_91635861980.jpg)
“Në garat ndërkombëtare në Bullgari, shiheni sa garues të gjinisë mashkullore i kisha konkurrentë në kategorinë time!
Miqtë e mi, në bashkëngjitje do të gjeni rezultatin zyrtar të garave në Kondofrey në Bullgari.
Aty paraqitet konkurrenca ime për kategorinë time 11 sekondëshe, 10.8 sekondësh, dhe një lëshim i imi gjatë testimeve 12 sekondësh!”, ka shkruar Pranvera në profilin e saj në facebook.