Bota e sportit tronditet nga lajmi se Boris Sadecki, 24-vjeçar, lojtar i klubit të hokejit Bratislava Capitals nga Sllovakia, ndërroi jetë në spital të mërkurën.
Sadecki u rrëzua disa ditë më parë në ndeshjen e klubit sllovak kundër Dornbirn në ligën rajonale ICEHL, e cila quhej liga EBEL nga 2003 deri në 2020.
“Me pikëllim në zemrat tona dhe keqardhje njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë Boris Sadecki.
Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë. Nuk do të publikojmë më shumë informacion në këtë moment pas konsultimeve me familjen e Borisit”, njofton klubi në rrjetet sociale.
Ndeshja e xhiros së 14-të ndërmjet Dorbirnit dhe Bratislavës, u luajt më 29 tetor, u ndërpre tek rezultati 1:0 për vendasit në fillim të periodës së dytë, pasi Sadecki u rrëzua papritur.
Sadecki ka lindur më 20 prill të vitit 1997 në Trencin, ku luajti për shumë vite për Duklën, e më pas për Slovanin e Bratislavës.