Shawn Roden, bilder, u nda nga jeta papritur në moshën 46-vjeçare pas një ataku kardiak.
Ky bilder njihej me pseudonimin “Flexatron” dhe do të mbahet mend si fituesi më i vjetër i garës “Mr.Olympia”.
Në vitin 2018, në moshën 43-vjeçare, arriti të arrijë këtë titull.
Lajmin e kobshëm e konfirmon trajneri i tij, Chris Aceto.
Ai ka lindur në Xhamajka dhe ka arritur të rrëzojë Phil Heath tre vjet më parë, i cili triumfoi shtatë herë radhazi.
Roden vdiq nga një atak në zemër.