Prej gati tre vitesh është shpallur si ‘ndeshja më e vështirë në histori’.
Ata janë të fuqishmit, anglezi Martyn Ford dhe iraniani Sajad Gharibi - Hulk.
Ata të dy së bashku peshojnë rreth 320 kilogramë dhe më në fund duhet të hyjnë në tetëkëndësh në prill të vitit të ardhshëm si pjesë e eventit të KSË në O2 Arena të Londrës.
Ford është një aktor, bodybuilder dhe trajner personal, dy metra i gjatë.
Ai nuk ka luftuar kurrë në MMA, por nuk e duron dot një iranian, ndaj vendosi të debutojë kundër tij.